Me çdo përparim në inxhineri dhe teknologji,kampionët e sotëm të shpejtësisë bëjnë gara për të projektuar,ndërtuar dhe provuar makina të reja që shpresojnë se do të thyejnë rekorde dhe ndodhta t’u sjellin famë dhe një vend në histori, shkruan InLajmi.
1938: Thunderbolt
Bonvill sollt flets,utah,SHBA
Makina masive e Xhorxh Ejstonit, Thunderbolt, peshonte 7ton – sa dyfishi i secilit prej konkurrentëve të tij. Pavarësisht nga kjo, ajo arriti një shpejtësi prej 575,5km/orë.
1928: White triplex plazhi deitona,Florida,SHBA
Me te motorë aeroplani dhe i drejtuar nga Rei Kiç,white triplex arriti një shpejtësi maksimale prej 334 km/orë në plazhin dejtona të Floridas.
1947: Railton mobil special bonvill sollt flets,utah,SHBA
E vënë në lëvizje nga dy motorë të fuqizuar aeroplanësh,Railton ishte makina e parë tokësore që theu shpejtësinë prej 640km/orë.
1964: Bluebird VN7 liqeni ejr,Australi
I biri i Malkolm Kempbëll,Donaldi ndoqi gjurmët e rrezikshëm të të atit duke vendosur një rekord të ri prej 648,7 km/orë
1970: Blue Flame bonvill sollt flets,utah,SHBA
Blue Flame vendosi një rekord të ri, duke arritur një shpejtësi mesatare përcëlluese prej 1014,5 km/orë në Bonvill sollt flets.
1997: Thrust SSC,Shkretëtira Blek Rok,Nevada,SHBA
Makina e parë tokësore me shpejtësi më të madhe se ajo e zërit u drejtua nga piloti i aeroplanëve luftarakë Endi Grin.Ajo arriti një shpejtësi mesatare prej 1228km/orë.
2012: Bloodhound SSC,Hakskeenpan,Afrika e Jugut
Kjo makinë e re do të vihet në lëvizje nga një raketë e mbërthyer me vida me motorin reaktiv të një aeroplani Eurofighter Tuphoon.Ekipi që po e ndërton shpreson të arrijë një shpejtësi prej 1610km/orë. /InLajmi/

















