Kryeministri i Kosovës tha se java jonë e parë e shërbimit në Zyrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës ishte një sinjal i qartë i përkushtimit, punës dhe partneritetit, përcjell InLajmi.
Ai tha se kemi bërë bërë publik projektin tonë për rimëkëmbje ekonomike, si dhe për luftimin e COVID-19, dhe e kemi bërë publik para opinionit, partnerëve të koalicionit dhe atyre ndërkombëtarë platformën tonë për dialogun me Serbinë.
“Në ditët në vazhdim të gjithë do të shohim një energji të re të Qeverisë për të ndalur rënien ekonomike dhe për ta nxjerr atë në bregun e normalitetit dhe përparimit, një përkushtim për të promovur dhe monitoruar masat anti-COVID, të cilat janë jetike për mbrojtjen e shëndetit publik dhe ekonomisë, si dhe një vullnet për të ulur heshtat e luftës së pakuptimtë politike, e cila çdo ditë e më shumë po kthehet qëllim në vetvete e jo në mbrojte të interesit qytetar” shkroi Hoti në facebook.
Hoti tha se qëllimi ynë është kthimi i normalitetit dhe zhvillimi e për këtë na duhet shumë punë e përkushtim./InLajmi/