Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së Shefkie Lladrovcit, nënës së heroit Fehmi Lladrovci, përcjell InLajmi.
Thaçi përmendi edhe kontributin e jashtëzakonshëm që familja Lladrovci e ka dhënë gjatë luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Sot ndërroi jetë Nëna Shefkie Nika – Lladrovci, nëna e heroit të Kosovës, komandantit të shquar Fehmi Lladrovci. Familja Lladrovci ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në të gjitha periudhat e lëvizjes sonë kombëtare. Familjes Lladrovci dhe gjithë miqve të saj, i shpreh ngushëllimet më të thella për vdekjen e Nënës Shefkie. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!.HTH /InLajmi/