Kryetari i Partisë Nisma Fatmir Limaj i ka shperhur ngushëllime kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci me rastin e vdekjë së nënës së tij, përcjell InLajmi.
Limaj ka thënë se nënë Shefkija dha shumë për vendin duke fliuar djalin dhe nusen e tij për lirinë e vendit.
Ai i shpreh ngushëllime kryetarit të Drenasit dhe mbarë familjes Lladrovci.
Postimi i plotë i tij:
Paska ndërruar jetë nëna Shefkie, nëna e heroit të Kombit Fehmi Lladrovci.
Nëna Shefkie ishte një nënë fisnike që rriti dhe edukoi fëmijët e saj nën frymën e atdhedashurisë.
Ajo lindi e rriti një nga komandantët më të shquar të UÇK-së.
Kryetarit të Drenasit, z. Lladrovci dhe familjes Lladrovci i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Pusho e qetë nëna Shefkije! /InLajmi/