InLajmi vazhdon të ju sjell rubrikën unikate “5 premtimet si kandidat për kryeministër”, kësaj pyetje i përgjigjen emrat më të njohur të skenës shqiptare.
Nëse do të ishit kandidat për kryeministër, cilat do të ishin 5 premtimet e juaja për qytetarët?
Në këtë pyetje kështu përgjigjet humoristi i njohur Rasim Thaçi-Cima:
Edhe pse nuk isha fut asnjëherë në politik ‘kuku’ po rrezik është por meqë duhet do e bëjë rolin e politikanit për ju do të mundohem premtimet të i kem të arsyeshme dhe të sinqerta.
Por, 5 nga shumë çështjet që do të doja t’i shihja ndryshe të realizuara, do të ishin si në vijim:
- Arsimi: Ua kisha rritë rrogat mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve pasi që për të funksionuar një shtet normal duhet të këtë arsimim të mirë, rrogat në arsim pasi të rriten vjen edhe cilësia e kështu me radhë. Rrogat të cilat i kam parashikua për çdo të punësuari në arsim janë 2 mijë euro sepse pas kësaj ne do të kemi një cilësi maksimale në arsimimin e përgjithshëm në Kosovë.
- Shëndetësia: Meriton kujdes shumë të veçantë pasi është lënë shumë anash, e kisha dërgu në qiell e gjithë shëndetësinë . Po ashtu rrogat doktorëve do ua kisha shumë fishu vetëm të mos largohen nga vendi i tyre pasi që në kohët e fundit është një ikje masive. Mos të e harroj infrastrukturën në spitale dhe furnizimin me barna e cila është shumë e nevojshme. Kur të arrihet këto kushte atëherë nuk kemi nevojë për liberalizimin e vizave, po nëse nuk e kisha mbajt këtë premtim urgjent e kisha bo liberalizimin e vizave, jo me gënjye si ata që na kanë gënjye 2860 herë.
- Policia: Më dhimbset çdo polic pasi mundohet të mbaj ligj në Kosovë dhe të i ndjek keqbërësit, por u mungon gjithçka. Në mandatin tim të gjithë policët do të kenë rroga më të mëdha dhe e kisha lidh bashkëpunim të mirë mes policisë dhe drejtësisë.
- Drejtësia: Drejtësia duhet të jetë në nivelin më të lartë të vendit, edhe në gjykata nëse nuk bëhet drejtësi i kisha dënu, drejtësi të barabartë kisha mbajt edhe pse është gjykatës e kisha burgos. Krejt kjo hierarki në Kosovë është për shkak se policia e luan rolin ‘kogjo’ mirë duke i arrestuar keqbërësit kurse është gjykata apo prokuroria që i jep të drejtën e lirisë në shumicën e rasteve. Ky lloj veprimi duhet të ndryshohet menjëherë.
- Sporti: Nëse Kosova është bërë krenar ndonjëherë atëherë është bërë në bazë të sportit. Të gjitha financat i kisha nda në investime për sportin dhe sportistët tanë. Në çdo fshatë-qytet kisha planifiku ndërtimin e stadiumeve ndihmëse po ashtu dhe në stadiumin kryesor e kisha ndryshu. Bile edhe në plan programin shkollor kisha ndërhy, sa ma shume aktivitete fizike pasi që rinia e sotme nuk kujdesen ndaj ushqimit të shëndetshëm, në rregull për ushqim por të paktën të ushtrojnë apo vrapojnë, janë shumë pasiv duhet urgjent të praktikojnë gjatë një ore në shkollë vrapim apo aktivitete të tjera fizike/Inlajmi/.