Qeveria mori vendim të heqë orën policore në Maqedoninë e Veriut duke filluar prej nesër, më datën 27 05 2020.
Kafiteritë dhe restorantet hapen nga 28.05.2020, por ditëve ne vijim do te caktohen edhe protokollet përkatëse.
Ndërsa për kufijtë qeveria nuk ka diskutuar sot, përcjell Klan Kosova.
Vendimet e Qeverisë:
Qeveria sot vendosi për ndërprerje të plotë të Vendimit për ndalim dhe regjim të veçantë të lëvizjes në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut!
Vendimi hynë në fuqi nga data 27.05.2020.
Gjithashtu Qeveria sot mori vendim për rifillimin me punë të objekteve hotelierike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe vendosjen e protokolleve të duhura për punën e tyre.
Vendimi hynë në fuqi nga data 28.05.2020.
Qeveria angazhoi ministrinë e shëndetësisë që të pregatitë protokolle adekuate të qarta dhe precize për hapjen e kufijve ndërshtetëror nga data 1 qershor 2020!