Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka telefonuar kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, me të cilën kanë diskutuar për situatën politike në vend dhe për përgatitjet për rinisjen e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, shkruan InLajmi.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Lajçak përmes llogarisë së tij në twitter.
“Kemi diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe përgatitjet për rinisjen e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Lajçak.
Emisari i BE-së thotë se janë pajtuar për rëndësinë e ofrimit të perspektivës së
BE-së për popujt në Kosovë dhe Serbi.
“U pajtuam për rëndësinë e sjelljes së perspektivës së BE-së më afër njerëzve në Kosovë dhe Serbi”, ka shtuar tutje Lajçak./InLajmi/
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1260531218208174080