Gazetari dhe publicisti kosovar, Adriatik Kelmendi, ka komentuar vizitës e ish presidentit Hashim Thaçi, në Kosovës ku vizitoj babanë e tij, i cili është duke u trajtuar në QKUK, përcjell InLajmi.
Kelmendi tha se Hashim Thaçi la postin e Presidentit për t’iu përgjigjur një Gjykate të padrejtë, që mos ta dëmtojë Kosovën.
Ndërsa duke aloduar në kryeministrit Albin Kurti i cili ditë më parë nuk iu përgjigj ftesës së prokurorisë për intervistim. Ai shkroi “Krejt ndryshe prej dikujt tjetër, i cili ia nxin fytyrën Kosovës në mediat ndërkombëtare, si dikush që nuk i respekton gjykatat e shtetit të vet”.
Postimi i plotë i tij:
Si ta dallosh një lider? Një lider përnjëmend!

Hashim Thaçi la postin e Presidentit për t’iu përgjigjur një Gjykate të padrejtë, që mos ta dëmtojë Kosovën, të mos shohim tituj në media ndërkombëtare se një udhëheqës i shtetit të ri nuk i respekton organet e drejtësisë. Nuk e dëmtoi vendin.
Krejt ndryshe prej dikujt tjetër, i cili ia nxin fytyrën Kosovës në mediat ndërkombëtare, si dikush që nuk i respekton gjykatat e shtetit të vet.
Thaçi ishte lider i lirisë dhe lider i pavarësisë!
Do të kthehet edhe si lider i mbrojtjes së kauzës së drejtë të një populli për liri para drejtësisë!
Lider, përnjëmend! /InLajmi/