E gjithë bota po përballet me pandeminë e një virusi të padukshëm por që ka ndikuar shumë në jetën tone, kjo gjë shihet edhe tek dy prindër të ri të cilët kanë zgjedhur për fëmijën e tyre një emër që do ta kujtojë këtë kohë edhe në të ardhmen, përcjell InLajmi.
Me njerëzit që po nxiten të lajnë duart për të reduktuar shkallën e transmetimit të sëmundjes, çifti ka vendosur ta quaj fëmijën e tyre “Dezinfektues” (Sanitizer).
Ata thanë se zgjodhën atë emër sepse dezinfektanti kishte kapacitetin të luftonte kundër virusit, dhe shtuan se stafi mjekësor po qeshte kur ata njoftuan për emrin, shkruajnë mediat indiane.
“Kurdo që njerëzit të flasin për koronën, ata do të kujtohen se dezinfektuesit i shpëtuan,” tha Omvir Singh nga Saharanpuri i Indisë./InLajmi/