Shteti japonez i cili përbëhet nga 130 milionë banorë, kishte numër të konsiderueshëm të të prekurve me koronavirus, mirëpo numri i të vdekurve ishte vetëm 40.
Sipas asaj që është raportuar nga atje, një ilaq që quhet “Aviagan”, ishte arsyeja që kishte kaq pak vdekje dhe numri i të infektuarve është shëruar shpejt.
Pikërisht ky ilaq i ndihmoi edhe Kinës që ta kalonte koronavirusin, vetëm atëherë kur Kina e bleu zyrtarisht këtë ilaq nga japonezët, shkruan gazeta Bota Sot.
Ky ilaq rekomandohet të blihet edhe nga Italia, ku tanimë ky shtet nuk po mund ta kontrollojë rritjen e të prekurve nga koronavirusi dhe vdekjet tani e kanë kaluar Kinën.