Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Ksovës e konfirmoi edhe rastin më të ri me koronavirus.
Kështu numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 21.
Sipas IKSHPK-së rasti i fundit është një 46 vjeçari, nga Janjeva e komunës së Lipjanit, i cili kishte ardhur nga Gjermania.
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti në RTK ka thënë se qysh pas konfirmimit të këtij rasti, tashmë Janjeva është e izoluar.
Sipas personit të diagnistifikuar me COVID 19 I cili ka thënë se kishte shkuar për tu testuar, mirëpo nga mjekët e kishin refuzuar me arsyetimin se nuk kishte simptoma të virusit COVID 19.
E pas kësaj, ai është kthyer në shtëpi në Lipjan, ku është takuar edhe me një numër njerëzish të tjerë.
“Sot e kam marrë informacionin kurse të hënën kam qenë në infektivë për testim por më kanë dërgu në shtëpi me arsyetimin se nuk kam simptoma por unë tërë ditën kam pasë shqetësime. Pasi kam shku herën e parë që ka qenë në infektivë që më kanë thënë se nuk e kam, kam pas kontakt me njerëz. Nuk më kanë bë test, vetëm më kanë thënë shko në shtëpi”.