Kryetari i Komunës së Suharekes, Bali Muharrmaj në orët e vona ka dalë në terren, për të parë nga afër situatën aktuale të zjarreve që kanë kapluar një fshat të Suharekës.
Muharremaj me ekipin e zjarrëfikësve po mundohen për shuarjen e zjarreve në fshatin Dobërdelan.
Shkrimi i plotë në Facebook:
Me ekipin e zjarrëfikësve ndodhemi tani mbi hapsirën e fshatit Dobërdelan, në shuarjen e zjarreve.
Edhe në orët e vona bashkë me disa banorë nga Dobërdelani dhe Samadraxha, jemi afër për të dhënë ndihmën dhe përkrahjen tonë.
Bali Muharremaj