Në fakt, censorët diktohen prej ngjyrave të autoudhës e të hekurudhës, që gërshetohen pas pak. Kokrrat e fasules, për Thaqin, paraqesin dëborën. Dritat e kuqe që ndizen e fiken në rampën e bardhë e frenojnë mjetin për pastrim kur i afrohet nja dhjetë centimetra.
Pas pak sekondash, treni kthehet nga kishte ardhur. Pas tij, i hapet rruga makinerisë së programuar që merr edhe katër kthesa para se të kthehet në pikën e nisjes.
Në këtë demonstrim, ku kërkohet precizitet maksimal, Thaqin e ndihmojnë Ylldrit Gashi e Erik Salihu. Të tretë demonstrojnë me krenari rezultatin e punës së kryer nga nxënësit nën monitorimin e mësimdhënësit Hajriz Rashiti në shkollën fillore, “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan.
Është njëri prej projekteve më të avancuara që deri tani kanë realizuar anëtarët e Grupit të teknologëve. I njëjti projekt u është prezantuar ekipeve të më shumë se shtatëdhjetë shteteve nga katër anët e botës në “Olimpiadën e gjenive”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti u organizua nën mbikëqyrjen e Universitetit Shtetëror të New Yorkut, shkruan Koha Ditore.
“Edhe kokrrat e fasules nuk i kemi ndërru asnjëherë”, thekson me qeshje Rashiti, duke marrë çehre serioze kur u kthehet vlerësimeve të larta ndërkombëtare që do t’i bëheshin projektit të orkestruar prej tij. “Një makineri të ngjashme të madhe e kishim kriju pa problem edhe për me i pastru rrugët e Lipjanit”.