Shkenda Dubova ka treguar publikisht se kë e mbështet në garën për deputetë.
Ajo përmes një postimi që bëri në llogarinë e saj në Instagram, ka folur për preferencat e saja politike.
Meqë jemi në prag të zgjedhjeve në vend, këngëtarja ka treguar se në garën për deputetë e mbështet Mergim Lushtakun e PDK-së.
“Në qoftëse po flasim për frymën e re dhe ndryshim, atëher unë mendoj se ti je kandidati qe ia vlen të na përfaqësosh! Do ta kesh votën time”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Për ndryshe, sa i përket muzikës, Shkenda ka kohë që nuk është active.