Futbollisti kosovar, Milot Rashica duket se e ka lënë pas krahëve lëndimin që e kishte marr në fillimin e këtij edicioni në Bundesliga.
Javën e shkuar filloi stërvitjet, ndërsa sot Rashica i është bashkuar ekipit.
Ai i ka kryer stërvitjet me bashkëlojtarët e tij dhe me shumë gjasë do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Werderit, pasi që ka postuar në rrjetet sociale foto të futbollistit.
Milot Rashica i ka munguar Kosovës në dy ndeshjet e fundit, kundër Çekisë dhe Anglisë.
https://www.facebook.com/werderbremenEN/photos/a.792466587473539/2432503043469877/?type=3&theater


















