Edhe sot InLajmi ju sjellë një recetë po aq e vjetër aq edhe shijëshme, ku ju sugjerojmë që ta provoni.
Përbërësit:
800 gram kungull
600 gram petë për pite
1 sheqër vanilje
Sheqer pluhur
Vaj
Ujë
Një fije pluhur pjekurinash
Përgaditja:
Kungullin pastrojeni, prijeni e grijeni trashë në rende. Pastaj kaurdiseni në tigan bashkë me sheqerin, sheqer vaniljen dhe pak vaj. Shtrojini 3 peta përnjëherë, por duke e spërkatur secilën me pak vaj, ujë dhe pluhur pjekurinash. Në petën e tretë hidhni mbushjen me kungull e pastaj petët mbështillini në formë roleje ose sipas dëshirës.
Veproni kështu deri në shpenzimin e të gjithë materialit.
Piqeni në furrën e parangrohur në 250 gradë.
Pas pjekjes spërkateni me sheqer pluhur e sheqer vanilje.
Ju bëftë mirë.