Rita Ora pas qëndrimit në Los Anxhelos për angazhimet profesionale është rikthyer në Evropë.
Ylli i muzikës ndërkombëtare ndalesën e parë e bëri në Paris, atje ku edhe po mbahet Java e Modës.
Pas një qëndrimi të gjatë jashtë Evropë, Rita është përmalluar për shtëpinë, prandaj përmes një postimi në Instagram u shpreh e lumtur që është rikthyer.
“Njerëzit nuk e kuptojnë sasinë e përpjekjeve që vazhdojnë. Jam kthyer në Evropë. Koha e shtëpisë. Mezi po pres”, ka shkruar Rita, shkruan IndeksOnline.