Koronavirusi ka filluar të shpërndahet edhe në vendet fqinje, ku ka bërë që shumë qytetarë edhe në Kosovë të alarmohen.
Këngëtari, Labinot Tahiri përmes një postimi në rrjetin social instagram ka treguar që ka siguruar 5000 maska për qytetarët. Gjithashtu, ka sygjeruar qytetarët që të kujdesën për shpirtin e tyre sepse sipas tij nëse institucionet do të interesoheshin do të ndalonin rritjen e çmimeve të maskave, shkruan Inlajmi.
“I kam siguruar 5000 cop maska pêr ju të dashur qytetarë! Të dashur njerëz, për momentin kujdesuni për shpirtin tuaj se askujt nuk ia ndin për juve dhe as që behet merak dikush nga institucionet se po të ua ndin, dalin i ndalojnë rritjen e çmimeve të MASKAVE! Sot, menxi kam siguruar 5000 cop maska nga 67 cent, gjë që e falenderoj një mik timin që mi ka gjetur dhe do mi sjell sot!”, ka shkruar Tahiri.
Tutje, Tahiri ka shkruar për çmimet e maskave ku ka thënë që prej 10 cent janë rritur në 30 cent pastaj edhe në 1 euro.
“Mbrëmë, nga 10 cent, janë rritur çmimet në 30 cent e me vonë 1 euro në disa barantore në vend se të ju dhurohen falas qytetarëve…! Ishall askujt nuk i bje ajo semundje, por ne do ti dergojmë fillimisht nëpêr shkolla përmes institucioneve”, ka vazhduar Tahiri./InLajmi/