Në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup mjekët kanë konstatuar rastin e parë të koronavirusit në Maqedoni.
Lajmin pritet së shpejti ta bëjë të ditur edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në ora 16 e 30 minuta, raporton A1on.mk.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person që ka ardhur në Maqedoni nga Italia, transmeton Insajderi.
Ai është paraqitur vullnetarisht në spital, me simptoma të gripit, bashkë me dy tjerë me të cilët kanë ardhur bashkë nga Italia. Pasi janë kontrolluar, dy të tjerët kanë rezultuar negativ.