Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, i është gëzuar sukseseve të xhudisteve nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, shkruan InLajmi.
Ministrja Dumoshi përmes rrjetit social Facebook tha se sportistët çdo ditë e më shumë po i japin nder vendit tonë.
Postimi i plotë:
Sportistët tanë po i japin çdo ditë e më shumë nder dhe vlerësim ndërkombëtar vendit tonë, duke u bërë zëri më pozitiv i Kosovës dhe shembull frymëzues për rininë tonë.
Sukseset e sotshëm të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, janë dëshmi se shteti ynë po rritet dhe Kosova tashmë ka zënë vend meritor në hartën e sportit ndërkombëtar.
Si ministre, jam e përkushtuar që të punoj për të përmirësuar kushtet dhe infrastrukturën që sportistët tanë të mund të zhvillohen sa më mirë.