Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka marrë detyrën e Minsitrit të Bujqësisë.
Ai ka thënë se shumë shpejt do të skanohet gjendja ekzistuese e këtij dikasteri.
Postimi i plotë:
Faleminderit gjithsecilit për përkrahjen dhe urimet e vazhdueshme!
Sot kam pranuar zyrtarisht detyrën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Menjëherë do të ndërtoj një ekipë profesionale, do të skanojmë gjendjen ekzistuese dhe do analizojmë mundësitë ligjore, financiare dhe administrative të fillojmë realizimin e programit qeverisës sa më parë.
Si ndër dikasteret më të rëndësishme ekonomike në Kosovë, do të punojmë ta shndërrojmë në zhvillues ekonomik që rritë punësimin dhe ndërlidhë fermerët dhe përpunuesit kosovar me zinxhirët e vlerave globale duke rritur eksportin e produkteve tona cilësore.
Mbi të gjitha, do të siguroj transparencë dhe ligjshmëri të plotë në vendimmarrje./InLajmi/