Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për situatën aktuale në vend, sfidat dhe mundësitë për të thelluar raportet mes shteteve.
“Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, si dhe për mundësitë e reja për forcimin e lidhjeve në fusha të ndryshme. Vlerësoj përkushtimin dhe rolin e Italisë si partner i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt zhvillimit dhe integrimeve euro-atlantike”, ka njoftuar Limaj.
Postimi i plotë i tij:
Pata kënaqësinë të pres ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm mbi situatën aktuale në vend, sfidat dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin mes dy shteteve tona 🇽🇰 🇮🇹.
Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, si dhe për mundësitë e reja për forcimin e lidhjeve në fusha të ndryshme.
Vlerësoj përkushtimin dhe rolin e Italisë si partner i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt zhvillimit dhe integrimeve euro-atlantike.