Suedia ka shtuar sigurinë në Malmo ku pritet të mbahet Eurovision Song Contest në datat 7,9,11 maj. Qeveria suedeze thotë se këto ditë janë planifikuar demonstrata të mëdha që përkojnë me ngjarjen dhe vendi tashmë është në gatishmëri të lartë.
Policia dhe organizatorët thonë se janë të përgatitur mirë dhe shpresojnë për mbarëvajtjen e festivalit.
Rreth 100,000 vizitorë do të zbresin në Malmo, të Suedisë për konkursin më të madh në botë të muzikës.
Shefi i policisë tha se nuk kishte kërcënime specifike për ngjarjen, por niveli i alarmit u rrit gushtin e kaluar, pas një vale djegiesh të Kuranit që zemëruan botën myslimane.
Një raport i brendshëm i policisë, i theksuar nga transmetuesi publik suedez SVT , e përshkroi Suedinë si një “objektiv prioritar” për grupet e dhunshme xhihadiste. Vlerësimi i kërcënimit prej 23 faqesh për Eurovizion përmendi gjithashtu trazirat, sulmet kibernetike dhe ndërprerjen e transmetimit si rreziqe të tjera të mundshme, shkruan RTK.
Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024 me këngën “Zemrën n’dorë”