Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Në një postim në Facebook, Kastrati ka theksuar se pas humbjeve në Shqipëri e Maqedoni të Veriut tani kryeministrit Albin Kurti, sipas tij, i mbetet t’i provoj zgjedhjet në Serbi, shkruan TV Dukagjini.
“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e mbrojtën UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe dhe bashkëpunëtorët e tyre. Pas humbjeve në Shqipëri e Maqedoni të Veriut tani Kurtit i mbetet ti provoj zgjedhjet në Serbi. Ndoshta aty ka gjasa natyrisht pa votën shqiptarëve të Luginës. Urime UÇK-së. Urime Ali Ahmetit!”, ka shkruar Kastrati në Facebook.