Përfaqësuesja e Zvicrës në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar nga të 2 palët t’i realizojnë premtimet e tyre.
Në fjalën e saj, ajo i bëri thirrje Serbisë të mos e pengojë Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“I bëjmë thirrje Serbisë që të heq çdo paqartësi në lidhje me përkushtimin e saj ndaj marrëveshjeve dhe të përmbahet nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, tha përfaqësuesja e Zvicrës.
Po ashtu, ajo i kërko Kosovës “themelimin e Asociacionit pa vonesa”.
Zvicra kërkoi ndërtim të marrëdhënieve konstruktive mes 2 vendeve.
“Të 2 palët ndajnë përgjegjësi për uljen e tensioneve. Eskalimet si ajo e Banjskës duhet të shmangen me çdo kusht dhe përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë”, deklaroi ajo, shkruan KlanKosova.
Për votimin e djeshëm, përfaqësuesja e Zvicrës tha: “Zvicra ndjen keqardhje që komuniteti serb nuk mori pjesë. Inkurajojmë qeverinë e Kosovës të shtojë përpjekjet për integrimin e pakicës serbe në shoqëri”.