Më herët sot u raportua se Nacho Fernandez nuk do të vazhdojë te Real Madrid sezonin e ardhshëm.
Mbrojtësi, i cili kaloi mbi 20 vjet në klub, tani është gati të ndahet me klubin e jetës së tij.
Nacho trashëgoi shiritin e kapitenit nga Karim Benzema verën e kaluar dhe duket se dikush i ri do të duhet të marrë detyrën e kapitenit vitin e ardhshëm.
Kush do të jetë? Le të hedhim një vështrim në opsioneve që janë brenda Real Madridit aktual.
Luka Modric
Kroati ka qenë në klub për më shumë se një dekadë dhe është i pari në radhë për të marrë shiritin në krah. Megjithatë, ka një pengesë, ai mund të largohet nga Bernabeu gjithashtu gjatë verës.
Dani Carvajal
Një kandidat më i mundshëm, Carvajal ka një kontratë deri në vitin 2025 dhe është i dyti në radhë siç qëndrojnë gjërat.
Toni Kroos
Sipas raportimeve të fundit, gjermani do të rinovojë kontratën me Los Blancos në verë dhe mund të marrë shiritin e kapitenit si bonus.
Lucas Vazquez
Ashtu si Modric, spanjolli ka vetëm dy muaj të mbetur nga kontrata e tij në Bernabeu, dhe e ardhmja e lojtarit në klub është ende e pasigurt. Por nëse qëndron, mund të trashëgojë edhe shiritin në krah.
Fede Valverde
Mesfushori është i vetmi titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e Carlo Ancelottit dhe ka të ngjarë të vazhdojë të jetë i tillë, shkruan Telegrafi.
Ndonëse shumë më i ri se të tjerët dhe pasi ka kaluar pak më shumë se pesë vjet me Los Blanocs, Fede ka ‘material kapiteni’ dhe këtë e ka treguar që nga dita e parë.