
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili ka folur për marrëveshjen e vitit 2013 dhe atë të vitit 2015, përcjell InLajmi.

Hoti tha se marrëveshja e vitit 2015 është bërë në dakordim me miqtë dhe ka siguruar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çdo drafti të asociacionit.

Sipas tij marrëveshja e Kurtit e vitit të kaluar në Bruksel dhe Ohër e përmban autonominë për serbët.

Mashtrimet se: nuk ka dialog pa kërkim falje dhe kthimin e të pagjeturve, ka kushte për zbatim të asociacionin dhe e mashtrime të tjera kanë dalë sheshit, përfundoi Hoti.

Postimi i plotë i tij:
Nga Negociatat për Njohje të Ndërsjellë te Dorëzimi i Autonomisë
Postimi i fundit i kryeministrit lidhur me marrëveshjet e kaluara është “hedhje hi syve” për qytetarët.
Marrëveshja e vitit 2015 është bërë në dakordim me miqtë dhe ka siguruar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çdo drafti të asociacionit.
Ndërkaq, marrëveshja e Kurtit e vitit të kaluar në Bruksel dhe Ohër e përmban autonominë për serbët.
Moskoordinimi dhe përplasja me aleatët e ka sjellur Kosovën në situatën ku nuk flitet më për marrëveshje finale me njohje reciproke, që ishte duke u negocuar nga qeveria paraprake.
Fatkeqësisht, tani flitet për zbatim të asociacionit që tanimë ka marr premisa të një autonomie.
Mashtrimet se: nuk ka dialog pa kërkim falje dhe kthimin e të pagjeturve, ka kushte për zbatim të asociacionin dhe e mashtrime të tjera kanë dalë sheshit./InLajmi/