Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se politika ka për detyrë t’i ndihmoj fabrikat e Kosovës në rrugën për ta bërë Kosovën vend të zhvilluar e me mirëqenie, përcjell InLajmi.
Së bashku me Dritonin, vizituam fabrikën Zinkuine në Prizren. Aty, nga 80 punëtorët me kontratë të plotë, përpunoheshin produktet e zinkut, aluminit e plumbit. Të njëjtat eksportoheshin për në Holandë. Made in Kosovë, shtoi Abdixhiku.
Ai tha se gjatë qëndrimit mes tyre, kuptova edhe për sfidat e biznesit edhe për pritjet e punëtorëve. Dhe në të 2 fushat ka shumë për t’u bërë.
Abdixhiku gjithashtu theksoi se Kosova ka nevojë për zhvillim.
Postimi i plotë i tij:
Fabrikat e Kosovës, punëtorët tanë, njerëzit që hapin shtigje të reja biznesi, kanë për të bërë këtë vend të zhvilluar e me mirëqenie. Politika ka vetëm një detyrë – të ju ndihmojë në këtë rrugëtim.
Së bashku me Dritonin, vizituam fabrikën Zinkuine në Prizren. Aty, nga 80 punëtorët me kontratë të plotë, përpunoheshin produktet e zinkut, aluminit e plumbit. Të njëjtat eksportoheshin për në Holandë. Made in Kosovë!
Gjatë qëndrimit mes tyre, kuptova edhe për sfidat e biznesit edhe për pritjet e punëtorëve. Dhe në të dy fushat ka shumë për t’u bërë.
Në tre vitet e shkuara, investimet e shtetit në ekonomi kanë qenë më të ulëtat në histori. Në mesatare, në këto tre vite, pjesëmarrja e investimeve qendrore në buxhet është vetëm 11%. Sa për krahasim, në vitin e pandemisë, kjo pjesëmarrje ishte 10%. Aty-këtu sikurse në mbyllje totale; aty-këtu sikurse në këto tre vite qeverisje!
Kosova ka nevojë për zhvillim.
‘Rruga e Re’ e ofron këtë zhvillim! Nga 1.1 miliardë euro investime çdo vit./InLajmi/