Një urë në qytetin amerikan të Baltimores është shembur tërësisht në lumin Patapsco pasi është goditur nga një anije me kontejnerë.
Departamenti i Zjarrfikësve të këtij qyteti është aktualisht në vendngjarje dhe thonë se shtatë persona dhe disa automjete kanë rënë në lumë.
Departamenti i zjarrfikësve thotë se një anije e madhe goditi një kolonë të urës Francis Scott Key, shkruan Sinjali.
Nuk është raportuar për viktima dhe tani është duke u zhvilluar një operacion i madh shpëtimi.