Për deputetin e PDK-së, Hisen Berisha, kryeministri Kurti është duke mashtruar dhe manipuluar e që sipas tij, kjo po ndodh si fushatë me afrimin e zgjedhjeve të reja.
‘’Tani kur zgjedhjet po afrohen, Qeveria Kurti, e ministrat e deputetët e tij, kanë nisur prapë fushatën e mashtrimit. Përndryshe jo që se ka ndalur, por, në qeverinë e tij ka lulëzuar korrupsioni e krimi i organizuar në nivelet më të larta qeveritare. Ketë e tha edhe vitin e kaluar, Raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan’’, tha deputeti Berisha për FrontOnline.
Berisha thotë se Qeveria Kurti në mungesë të punës po krijon propaganda.
“Deklarata e tij është në vazhdën e gënjeshtrave dhe mashtrimit që bën ky Kryeministër, i cili për korrupsion lirisht mund të matet tani me diktatorët si Putini, Grueski, Vuçiqi, etj. Në mungesë të punës dhe mos përmbushjes së premtimeve të zotuara, këta kanë filluar fushatën me propagandë mashtruese, mekanizëm për marrje e mbajtje të pushtetit i regjimeve majtiste-komuniste, diktatoriale, fashiste etj’’, shprehet tutje Berisha.