Shkodran Imeraj, kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar pas vendimit të sotëm të kryeministrit Albin Kurti lidhur me pronën te Manastiri i Deçanit.
Përmes një konferencë për media, Imeraj ka thënë se sot është ditë zie për Kosovën, ndera zbatimin e këtij vendimi e quan sulm të rëndë ndaj rendit juridik e kushtetues, përcjellë Gazeta Blic.
“Sot është një dite zie për Kosovën. Jemi të befasuar dhe shumë të shqetësuar me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për 24 hektarë tokë afër manastirit të Deçanit. Zbatimi i vendimit të gjykatës është sulmi më i madh që i është bërë rendit juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës që nga hyrja në fuqi e kushtetutës së Kosovës të vitit 2008”, tha Imeraj në një konferencë për media.