Kombëtarja ‘ndez motorët’ për në Euro 2024. Sylvinho ka gati listën e zgjeruar për 2 ndeshjet miqësore të marsit, teksa në të do jenë sërish Armando Broja dhe Rey Manaj.
Të premte në orën 12:00 trajneri do bëjë publik emrat që janë thirrur për miqësoret kundër Kilit dhe Suedisë.
Më 22 mars në Parma të Italisë kuqezinjtë luajnë kundër Kilit, ndërsa tre ditë më vonë në Stockholm luhet ndeshja kundër vendasve të Suedisë. Këto janë 2 ndeshjet e para për këtë vit, me brazilianin që do shohë nga pranë formën e lojtarëve, përcjellë Report-tv.al
Nga sa mësohet të gatshëm do jenë më shumë se 26 emra, teksa Broja dhe Manaj do vendosen nën urdhrat e trajnerit.