• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon

Shpallet zhvillimi i zgjedhjeve të përsëritura në Beograd më 2 qershor 2024

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
13 March 2024
në Rajon
0 0
0
Shpallet zhvillimi i zgjedhjeve të përsëritura në Beograd më 2 qershor 2024
0
SHPERNDARJE
15
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shpallet zhvillimi i zgjedhjeve të përsëritura në Beograd më 2 qershor 2024. Fakti që presidenti i Serbisë duhej të merrte një vendim për këtë, mund të mjaftojë për të shpjeguar pse po përsëritën zgjedhjet.

Zgjedhjet e përsëritura në kryeqytetin e Serbisë do të mbahen më 2 qershor 2024 me vendim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Fakti që presidenti i Serbisë duhej të merrte një vendim për këtë, mund të mjaftojë për të shpjeguar pse po përsëritën zgjedhjet.

Në momentin e parë u duk se autoritetet do ta vononin vendimin, sepse ideja e tyre fillestare ishte që zgjedhjet të zhvillohen në fund të prillit ose në fillim të majit, gjë që opozita e kundërshtoi. Argumentet e opozitës ishin se kishte shumë pak kohë për të përmbushur rekomandimet e ODIHR-it për përmirësimin e gjendjes dhe dukej se do të kishte një luftë të ashpër për këtë, por për habinë e të gjithëve, Vuçiqi e shkurtoi këtë debat dhe caktoi datën 2 qershor për zgjedhje.

Vuçiq zgjedh koncesionet

I përballur me presionin e brendshëm dhe të jashtëm, Aleksandar Vuçiq vendosi për këtë datë sepse “duket se duhej të bënte disa lëshime”, vlerëson analisti politik, Dragomir Angjelkoviq.

“Aleksandar Vuçiq ka frikë nga një hetim ndërkombëtar. Presidenti i Serbisë e di se rekomandimet e Parlamentit Evropian mund të kthehen lehtësisht në vendime të Komisionit Evropian për të nisur një hetim serioz evropian. Vuçiq i frikësohet këtij hetimi, sepse do të tregonte se sa i korruptuar është sistemi në Serbi dhe deri në çfarë mase zgjedhjet janë të manipuluara. Kjo është arsyeja pse ai vendosi të bëjë një lëshim për datën në mënyrë që të përpiqet të shmangë përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-së”, beson Angjelkoviq.

Shmangia e presionit shtesë

Arsyeja është padyshim presioni që ekziston dhe “Vuçiq tani po përpiqet të ikë me sa më pak dëme të vetëvetes”, tha Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike.

“Data është diçka ku ai mendon se mund të bëjë lëshime.” Nëse ai do t’i qëndronte faktit që zgjedhjet të mbahen gjatë festave të prillit dhe majit, do të kishte hapur pashmangshmërisht historinë e bojkotit të zgjedhjeve, e do të hapej debati edhe për vetë arsyen e zgjedhjeve. Me këtë vendim ai parandaloi disa presione shtesë ndaj qeverisë së tij”, vlerëson Popoviq.

Zgjedhjet në fillim të qershorit praktikisht lënë më shumë kohë për përmirësimin e kushteve zgjedhore dhe përmbushjen e rekomandimeve të organizatave evropiane. Por, siç vëren Dragomir Angjelkoviq, “nëse kjo do të ndodhte, Vuçiq do të humbiste pushtetin dhe do të shpërbëhej sistemi në pushtet”.

“Prandaj, Vuçiq do të mundohet që disa gjëra t’i përmbush formalisht, por jo në thelb. Tani imagjinoni zgjedhje me trajtim të barabartë mediatik ose nëse qeveria ndalon të ndajë para për votuesit para zgjedhjeve. “Ai do të përpiqet t’i shmangë të gjitha këto për të bërë disa lëshime dytësore,” pret Angjelkoviq.

Nuk ka mundësi që këto rekomandime të përmbushen, sepse po të ishte kështu, zgjedhjet tashmë do të ishin të drejta dhe të rregullta, vëren Dragan Popoviq.

“Çdo rekomandim i identifikuar nga ODIHR në thelb ka të bëjë me vullnetin politik të regjimit që të mos lejojë zgjedhje të ndershme dhe të lira. Ndaj edhe lëshimet minimale arrihen vetëm pas presionit të madh. Duke pasur parasysh se Vuçiq ende nuk është aq i dobët sa të bëjë lëshime të mëdha, mendoj se nuk ka asgjë të keqe të kemi kushte më të mira zgjedhore”, thotë drejtori i Qendrës për Politikë Praktike.

Zgjedhjet tashmë jo legjitime?

Ditët e fundit mediat në Serbi kanë njoftuar se tashmë janë regjistruar votues në mënyrë ilegale për zgjedhjet në Beograd dhe se tashmë është e qartë se regjimi nuk do të heqë dorë nga të gjitha truket dhe manipulimet nga zgjedhjet e kaluara. Pushtimi i Beogradit u shpall prioritet kryesor në Partinë SNS, që shihet edhe nga angazhimi pothuajse i paprecedentë i aktivistëve partiakë nga partitë në pushtet.

Ata pretendojnë të fitojnë të paktën 50% të votave. Disa drejtorë kanë vënë kompanitë publike në shërbim të fushatave të SNS. Përveç kësaj, prania e Vuçiqit në fushatën për zgjedhjet e Beogradit do të jetë tani ndoshta edhe më intensive se më parë.

“Vuçiq thjesht nuk është gati të humbasë pushtetin dhe sigurisht që do të vazhdojë të mashtrojë në zgjedhje”, thotë Dragomir Angjelkoviq. “Është po ashtu e qartë se kjo është shkelje e Kushtetutës. Pasi që nuk është më kryetar i SNS-së, Vuçiq nuk ka të drejtë të angazhohet në këtë mënyrë. Kjo do të thotë se ne kemi një regjim personal, që nuk është në përputhje me vlerat demokratike”, thekson bashkëbiseduesi i DW.

Bojkoti nuk është zgjidhje

Sipas analistëve, bojkoti i zgjedhjeve nga opozita nuk do të ishte zgjidhja më e mirë. “Nëse opozita do të fillonte protestat tani dhe do t’u bënte thirrje qytetarëve që të rezistonin në mënyrë pasive, mendoj se Vuçiq do të ishte në telashe të mëdha. Nëse dalin shumë njerëz në rrugë, ka shanse që Komisioni Evropian të reagojë. Prandaj Vuçiqi do të përpiqet të shmangë me manipulime acarimin e mëtejshëm të opozitës. Por opozita nuk duhet të pajtohet me këtë lojë”, beson Angjelkoviq.

Shikuar nga hapta e tanishëm, vështirë se do të ketë përmirësim seioz të kushteve. Ndaj shtrohet pyetja e hapave që duhet të ndjekë opozita, e ku bën pjesë edhe bojjkotimi eventual i zgjedhjeve. Dragan Popoviq mendon se bojkoti “asnjëherë nuk është zgjidhje e mirë”. Por ajo duhet të angazhohet për përmirësimin e kushteve zgjedhore.

Tags: Aleksander VuçiqBeogradZgjedhje
Postimi i mëparshëm

Ismajli: Mjetet që janë marr më tepër prej konsumatorëve ato zbritën prej faturave në të ardhmen

Postimi tjetër

Arsenali eliminon Porton nga Liga e Kampionëve pas ekzekutimit të penalltive

Të ngjajshme Postime

Zbulim i madh: Lini i Pogradecit, vendbanimi më i vjetër me palafite në Evropë
Shqipëri

Zbulim i madh: Lini i Pogradecit, vendbanimi më i vjetër me palafite në Evropë

27 June 2025
Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, vizitë në Sazan dhe Zvërnec
Shqipëri

Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, vizitë në Sazan dhe Zvërnec

26 June 2025
Samiti i NATO-s më 2027 mbahet në Tiranë, njofton Rama
Shqipëri

Samiti i NATO-s më 2027 mbahet në Tiranë, njofton Rama

25 June 2025
Berisha: PS bleu vota me legalizime e leje ndërtimi
Shqipëri

Berisha: PS bleu vota me legalizime e leje ndërtimi

25 June 2025
Rreziku i rrezatimit në Shqipëri/ Frika nga tensionet bërthamore në Lindjen e mesme, eksperti i ISHP: Kemi 10 pika monitorimi
Shqipëri

Rreziku i rrezatimit në Shqipëri/ Frika nga tensionet bërthamore në Lindjen e mesme, eksperti i ISHP: Kemi 10 pika monitorimi

23 June 2025
Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë
Rajon

Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

21 June 2025
Postimi tjetër
Arsenali eliminon Porton nga Liga e Kampionëve pas ekzekutimit të penalltive

Arsenali eliminon Porton nga Liga e Kampionëve pas ekzekutimit të penalltive

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 30 qershor ndër vite?

30 June 2025
Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

30 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë

30 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu