Ushtruesja e Detyrës së Drejtoreshës së Arsimit, Mirhane Morina është tallur me kërkesën e një arsimtareje.
Mësimdhënësja ishte shprehur e pakënaqur se e kishin sistemuar në bibliotekë dhe kishte kërkuar që të rikthehej në pozicionin e mësimdhënëses.
Morina ishte munduar që t’i tregonte gabimet drejtshkrimore mësimdhënëses, por edhe vetë në përgjigjen e kthyer kishte bërë gabime drejtshkrimore.
Mbi të gjitha, Morina e ka për detyrë ta marr në shqyrtim kërkesën si fillim dhe nuk është detyrë e saj t’i tregoj një arsimtare se si të shkruaj, raporton Indeksonline.
Muajt e fundit, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka filluar një reformë në arsim. Por me mënyrën se si po sillet drejtoresha do të jetë e vështirë që të bëjë reforma