Të premten ka ndodhur një konflikt ku sipas njoftimit te Policise ka mbetur i plagosur me armë zjarri 35- vjeçari A.J i cili u dergua per ndihme mjekesore ne Pogradec i cili eshte jashte rrezikut per jete, shkruan InLajmi.
Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës më njeherë ka shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar m e iniciale D.M.
Poashtu Policia ka bërë të ditur se janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Tushemishtit’, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., 35 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën’’. “Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar”./InLajmi/