Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në një postim në platformën kujton viktimat e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit, përcjell InLajmi.
Gërvalla thekson se mes civilëve të vrarë ishte edhe një grua shtatzënë.
Tutje njofton se Serbia nuk është përballur me përgjegjësi për këto krime, duke mos çuar drejtësinë në vend.
Postimi i plotë i saj:
Më 28 shkurt 1998, forcat serbe vranë civilë në Qirez dhe Likoshan të Kosovës, duke përfshirë Rukije Nebihun, një grua shtatzënë dhe katër djemtë e Bacës Sheremet. Deri më sot, Serbia nuk është përballur me përgjegjësi për këto krime, duke mos çuar drejtësinë në vend./InLajmi/