• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 8 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Murati: Jemi duke punuar në strategjinë për skemat sociale e pensionale

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
13 February 2024
në Kosovë
0 0
0
Murati: Jemi duke punuar në strategjinë për skemat sociale e pensionale
0
SHPERNDARJE
158
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, strategjinë për skemat sociale dhe pensionale si dhe planet për këtë fushë. Por kritika për këtë dhanë partitë opozitare.

Murati tha se janë duke punuar me Bankën Botërore në njësinë e pilotimit dhe në ligjin për skemën sociale, e që sipas tij është drejtë përfundimit.

Sipas tij, ligji i ri parasheh heqjen e kritereve diskriminuese.

Sa i përket skemave pensionale, Murati tha se Ministria synon që këtë vit të adresojë çështjen e skemave pensionale të moshës, që ka të bëjë me pensionet bazike dhe të kontributeve.

“Në Kuvend është ratifikuar marrëveshja me Bankën Botërore dhe në këtë aspekt ne kemi filluar punën, sapo është ratifikuar marrëveshja. Megjithëse, 1 vit e gjysmë vonesë nga nënshkrimi, megjithatë jemi falënderues për mbështetjen e asaj marrëveshjeje. Tani kur jemi në këtë fazë, është puna që janë kryer, është bërë njësia implementuese e projektit dhe është duke u punuar, pra është përzgjedhur koordinatori dhe stafi tjetër esencial dhe jemi duke punuar në bashkëpunim me Bankën Botërore për pilotimin. Pra, sivjet do të fillojë pilotimi, siç është paraparë me njërën nga kompanitë e atij projekti, dhe paralelisht jemi duke punuar edhe në ligji”, tha Murati.

Me këtë rast, Murati tha se përmes ligjit në të cilin janë duke punuar, do të hiqen kriteret diskriminuese që kanë qenë deri tani.

“Ligji pak a shumë është drejt finalizimit për skemat apo mbështetjen sociale, dhe do ta kemi shumë shpejt para jush. Por, po presim edhe pilotimin që të ketë informim të bazuar në informacion konkret nga terreni se si do të mund të dukej zbatimi në praktikë, por edhe si mund të informohej nga përvoja që mund të marrim nga pilotimi. Ligji parasheh heqjen e kritereve diskriminuese siç kanë qenë në kategori, ose me ligjin ekzistues janë 2 kategori. Njëra është që vetëm familjet që kanë fëmijë nën moshën 5 vjeçare mund të përfitojnë, është si kriter diskriminues. Kurse kriteri tjetër është se nëse nuk plotësojnë kriterin e një fëmijë nën moshën pesëvjeçare i bie që askush nga familjet mos të jetë i aftë për punë”, tha ai.

Por kritika për punën e bërë deri tani në skemat sociale dhe pensionale pati deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Keni premtuar ristrukturimin e skemave social dhe pensionale për të ulur varfërinë, por ky projektligj për skemat sociale dhe pensionale prej vitit 2021 vazhdon të bartet në çdo program legjislativ të qeverisë. Keni premtuar skema për punësim sezonal për familjet që janë asistencë sociale, keni premtuar punësimin e së paku një anëtari të të çdo familje që janë me asistencë sociale, zero deri më tani. Mbështetja përmes subvencionimit, më shumë ka përfitim për bankat sesa për ta. Të varfrit vazhdojnë të përkeqësohet gjendja, ndërsa oligarkët e bankave në Kosovë kanë shifra rekorde për përfitimet në 2 vitet e fundit. Keni premtuar ndryshimin e pushimit të lehonisë dhe prindëror, keni premtuar se këtë do ta bëni me ligj, dhe po hymë në vitin e katër të qeverisë tuaj dhe ligj nuk ka. Këtë model që e prezentuar sot nuk e keni në program qeverisës. Me ligjin për pagën minimale keni diskriminuar, veteranet, pensionistët e Trepçës, paraplegjikët, të verbëritë dhe tetraplegjikët, si do ta evitoni këtë pabarazi dhe diskriminim ndaj këtyre kategorive, a mund këto kategori të udhëheqjeve familjen me 170 euro, pasi me këtë shumë nuk ju dalin të blejnë barna për vete”, theksoi ai.

Mostrajtim adekuat të skemave pensionale tha se ka pasur edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

“E keni shndërruarr këtë në një sektor të shpërndarjes së parasë publike, njëfarë lëmoshe për gjithë këto kategori. Nga paaftësia për të shpenzuar buxhetin në projekte kapitale, ju i falet nga 100 euro për disa kategori, pa selektim të qytetarëve në nevojë”, shtoi ai.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj kërkoi bashkërendim të veprimeve sa i përket skemave sociale

“Sa pensionistë kanë fituar me reformën që e keni bërë në skemat pensionale? Unë kam informata se plotë prej tyre kanë mbetur jashtë për arsye të ndryshme. Janë në pyetje disa udhëzime administrative që keni premtuar se do të ndërrohen por nuk është bërë. Për skemat sociale duhet të ngrihet zhurmë dhe të kërkojmë bashkërëndim. Thatë që programin e keni në pilotim a sipër, a po ju duket që është vonë për me e nis pas 3 vitesh një pilotim”, shtoi ai.

Deputeti i VV-së, Mirsad Shkreta, ka pyetur ministrin se a mund të këtë një sistem të menaxhimit të të dhënave.

“Ajo që më shqetëson mua është ligji edhe për skemat sociale, a do të kemi mundësi të kemi një sistem të menaxhimit të të dhënave. Ne kemi qenë dëshmitar që në momente të caktuara për një periudhë kohore shumë të vogël nga një numër enorm i përfitueseve të skemave, ka rënë numri në mënyrë rapide. Tash a ka rënë skema sociale, nevojtarët, apo ka pas abuzime”, ka pyetur ai.

Ministri Murati duke ju përgjigjur kritikave të opozitës, tha se një pjesë e madhe e premtimeve janë duke i realizuar, por që sipas tij të gjitha nuk mund të realizohen në vitin e parë.

“Një pjesë të madhe të tyre premtimeve po i realizojmë, jo gjithçka mund të realizohet në vitin e parë, aq më tepër kur ka probleme të akumuluara. Ne kemi bërë mjaftë politika që të ofrojmë mundësi të punësimit, duke filluar me masën qeveria për familjet, që është një masë e cila ka rezultuar deri me tani me rreth 2600 të punësuar, pra, anëtar të familjes të cilët nuk e kanë asnjë të punësuar. Çështje tjera ishin edhe disa prej ligjeve te cilat janë në procedurë e sipër, ka disa ligje që merr më shumë kohë reforma, e disa që janë kryer me herët”, ka thënë ministri, shkruan EO.

Reformë të skemave sociale kërkuan edhe deputetë të mazhorancës.

Tags: Banka BotëroreHekuran MuratiSkemat pensionale
Postimi i mëparshëm

BE: Ndryshimet në Projektligjin për KPM nuk duhet të kenë “ndikim negativ” në lirinë e mediave

Postimi tjetër

Abbott takon Ademin: Sporti vazhdon të bashkojë 2 vendet tona

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror, temperaturat pritet të jenë deri në 35 gradë celsius

7 June 2025
Haradinaj pas vizitës në BIK: Kemi shumë sfida, uroj të na i çel Zoti rrugët, e meritojmë
Kosovë

Haradinaj pas vizitës në BIK: Kemi shumë sfida, uroj të na i çel Zoti rrugët, e meritojmë

6 June 2025
PDK-ja viziton Bashkësinë Islame për Kurban Bajram: Të jemi pranë atyre që kanë nevojë
Kosovë

PDK-ja viziton Bashkësinë Islame për Kurban Bajram: Të jemi pranë atyre që kanë nevojë

6 June 2025
Drejtuesit e policisë në BIK, myftiu vlerëson bashkëpunimin me institucionet e sigurisë
Kosovë

Drejtuesit e policisë në BIK, myftiu vlerëson bashkëpunimin me institucionet e sigurisë

6 June 2025
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Kosovë

Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

6 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”
Kosovë

Festa e Bajramit fillon me diell dhe vranësira të pakta lokale

5 June 2025
Postimi tjetër
Abbott takon Ademin: Sporti vazhdon të bashkojë 2 vendet tona

Abbott takon Ademin: Sporti vazhdon të bashkojë 2 vendet tona

Lajmet e fundit

A keni parë ndonjëherë liqen që duket me ujin si qumësht?

A keni parë ndonjëherë liqen që duket me ujin si qumësht?

8 June 2025
Ana për Kevinin: Është zgjedhja më e mirë që e kam bërë – ndihem e plotësuar me të

Ana për Kevinin: Është zgjedhja më e mirë që e kam bërë – ndihem e plotësuar me të

8 June 2025
Protesta masive në Madrid: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Pedro Sanchez

Protesta masive në Madrid: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Pedro Sanchez

8 June 2025
Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë të hënën

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë të hënën

8 June 2025
Arrestohet një polic në Shqipëri, u kap duke iu marrë para kosovarëve në hyrje të stadiumit “Air Albania”

Arrestohet një polic në Shqipëri, u kap duke iu marrë para kosovarëve në hyrje të stadiumit “Air Albania”

8 June 2025
Bahtiri reagon ndaj ngërçit politik: Mjaft më, Kuvendi është kthyer në peng të inatit dhe pazareve politike

Bahtiri reagon ndaj ngërçit politik: Mjaft më, Kuvendi është kthyer në peng të inatit dhe pazareve politike

8 June 2025
Presidenti i ri polak është kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE, por përkrah Kievin në luftën kundër Rusisë

Presidenti i ri polak është kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE, por përkrah Kievin në luftën kundër Rusisë

8 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu