Gruaja ruse Darya Trepova është dënuar me 27 vjet burgim për vrasjen e blogerit pro-luftës në Ukrainë, Vladlen Tatarsky, prillin e kaluar.
Tatarsky u vra nga një bombë të vendosur në një figurinë që i dha Trepova, teksa ishte gati të mbante një fjalim në Shën Petersburg. Dhjetëra u plagosën nga shpërthimi.
Trepova, 26 vjeç, mohoi akuzat, duke thënë se ajo mendonte se figurina përmbante një pajisje dëgjimi.
Ajo tha se kishte vepruar me urdhrin e një kontakti ukrainas.
Dënimi është një nga më të ashprit të shqiptuar ndaj një gruaje në historinë e Rusisë, shkruan Klan Kosova.
Sulmi ndaj Tatarsky, 40 vjeç, (emri i vërtetë Maxim Fomin) ndodhi më 2 prill 2023.