Masivi shkëmbor që u shkëput nga mali në orët e para të mëngjesit bllokoi 25-vjeçarin në Përmet, ndërsa shpëtuan bashkëshortja e tij dhe fëmija rreth 2 vjeç.
Në dhomën tjetër të banesës ndodhej e ëma e të riut, që po ashtu shpëtoi pa lëndime, raporton korrespondentja Kristina Fidhi.
Shkëmbi u shembur nga një terren i pjerrët dhe u rrokullis për rreth 100 metër. Lëvizja e shkëmbit u amortizuar fillimisht nga një ndalesë që ka bërë pak metra mbi banesën para se të binte mbi çati dhe të bllokonte për disa orë 25-vjeçarin.
Pasi u nxor nga policia dhe forcat zjarrfikëse, i riu u dërgua drejt spitalit të Janinës, shkruan Top Channel.
Shefi i zjarrfikëses në Përmet, Agron Pani tha se situata ishte shumë e vështirë dhe u desh një ndërhyrje shumë delikate për nxjerrjen e tij banesa.