Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, tha se ky është çmimi më i lartë që paguan qytetari i Kosovës në histori të vet, raporton InLajmi.
Ai tha se çmimi i blerjes së një megavati është 2 herë më i lirë se vitin që lamë pas.
“Ky është çmimi më i lartë që paguan qytetari i Kosovës në histori të vet. Çmimi i blerjes së një megavati është 2 herë më i lirë se vitin që shkoi. Se sa është i rëndësishëm ky debat shihet nga prezenca e tyre me vetëm një ministër”, tha Tahiri.
Tutje ai pyeti se mbi çfarë baze është ky çmim për qytetarët kur dihet qe ka një marrëveshje se sa ja jep keku çmimin KEDS-it.

Tahiri u kujtoi se njëri ndër premtimet kryesore që ju keni ardh në këtë qeveri ka qenë që ta zbritni çmimin e rrymës, ku me ardhjen në pushtet ky qëndrim ndryshoi.
Shefi i AAK-së tha se nuk është i befasuar pasi Kurti dhe kjo mazhorancë ka qenë kundër secilit investim në sektorin e energjisë.

“Mbi çfarë baze është ky çmim për qytetarët kur dihet qe ka një marrëveshje se sa ja jep keku çmimin KEDS-it. Ndër premtimet kryesore që ju keni ardh në këtë Qeveri ka qenë që ta zbritni çmimin e rrymës. Kurti thoshte ne e paguajme shume shtrenjtë, duke pasur parasysh që flejmë mbi qymyr. Me ardhjen në pushtet ky qëndrim ndryshoi. S’jam i befasuar pasi Kurti dhe kjo mazhorancë ka qenë kundër secilit investim në sektorin e energjisë, i ka kundërshtuar me krejt fuqinë e vet”, tha Tahiri.
Gjithashtu Tahiri tha se një familje që i ka të hyrat 500-600 euro me pagu rrymën 250 euro çmimin e energjisë.
“Një familje që i ka të hyrat 500-600 euro me pagu rrymën 250 euro çmimin e energjisë, ku ka kshtu. Asnjë send se keni bërë. Njerëzit presin në rend për investime solare, të gjithë investitorët asnjë përgjigje se kanë. Pritni Kurtin t’ju thotë shkoni majtas e djathtas”, tha Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së./InLajmi/