Tenori Ramë Lahaj, ka reaguar pas padisë që i ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kundër kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan InLajmi.
Lahaj ka thënë se në vend se Shqipëria të bëjë padi kundër Serbisë për krimet dhe gjenocidin që kanë bërë në Kosovë, Edi Rama bën padi ndaj vëllait të vet.
Ai në një postim në profilin e tij Facebook ka shkruar se historikisht kombi shqiptar ka pas çakoj që e kanë përmbysur sofrën e vet për me gëzu vrasësin.
Më poshtë reagimi i plotë i Ramë Lahaj:
“Faqja e zeze
N’ven se Shqipnija me qu padi kundra krimeve te bame ne Kosove e gjenocidin barbar ne dekada nga Serbija, sot nji shortim mes greku e serbi “profeti“ paska qu padi per t’zotin e shpise n’Kosove, vllaun e vet. I mjeri !
Historikisht kombi shqiptar ka pase qakoj qe me bisht ner’ kame, i kan shti hunet fell, sa kan mbrri me permyse sofren e vet per me ja bo qefin e me gzu vrasesin, hasmin t’perbetuem t’vallut t’vet.
Po nuk jemi merzite asihere se luajt gardian qe jeten flijuan neper dekada per ket’ liri t’lame me gjak, na kan lane djem e nipa boll, qe me na e mrbojte torishten prej zagarve te ktij soji. N’funt t’funit, boll i kemi hallet tona me ndamjen e hises se pushtetit, bash si qent e terrbum rreth lekures se kurbanit.
HIJENA T’PUSHTETIT
Zot ruje Shypnin prej shartimit t’kti soji”./InLajmi