Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të PDK, në një konferencë për media të premten ka adresuar një mal kritika ndaj mënyrës se si është qeverisur vendi gjatë vitit 2023, raporton InLajmi.
Tahiri u shpreh se kanë propozuar disa rezoluta në dobi të përmirësimit të jetës së qytetarëve, por që nuk janë votuar nga partia në pushtet.
“Kemi kundërshtuar dhe kemi kërkuar shkarkimin e bordit të ZRRE-së që ka rritur çmimet dhe kemi kërkuar një rezolutë përmes së cilës kemi kërkuar që të rishikohet çmimi i energjisë elektrike dhe të zbres çmimi. Fatkeqësisht kjo rezolutë është rrezuar me vota nga GP i VV-së. Çështja e 2 që ka rënduar jetën e qytetarët është edhe rritja e tatimit në prone, ne me rezolutë kemi kërkuar që tatimi në pronë të jetë si në vitin 2022, që një gjë e tillë është rrezuar me vit nga VV-ja. Vendimi i 3 që është kundërshtuar nga VV- ja ka qenë heqja e TVSH për produktet bazë”, tha ai.
Më tutje, shefi i grupit parlamentar të PDK ka kritikuar edhe ndarjen e buxhetit për vitin e ardhshëm. Ai e ka cilësuar të padrejtë që gjysma e buxhetit të caktohet për komuna të cilat drejtohen nga LVV dhe pjesa e mbetur e buxhetit të shpërndahet në të gjitha komunat e tjera.
“50% e buxhetit dërgohet në 4 komunat që qeverisë VV-ja. Nuk mund të diskriminohen në baza partiake qytetarët e Kosovës, nuk mund të ndahet buxheti ku 50% e buxhetit të shkojë në 4 komuna e të tjerat në komunat tjera”, tha Tahiri.
Ndërkohë, Tahiri kritika pati edhe për draft statutin e asociacionit, që sipas tij dokumenti aktual rrezikon që të përsëritë situatën e Bosnje Hercegovinës, pra të bëhet një lloj ndarjeje administrative.
Për këtë situatë ai fajësoi 2 liderët e vendit, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, të cilët sipas tij të po përpiqen ti ikin përgjegjësisë që kanë për këtë çështje.
“Koordinimi mos koordinim mendoj që është një far lloj përpjeke që të i ikin përgjegjësi. Si presidentja edhe kryeministri. Nuk mund mi ik përgjegjësisë as kush, sepse nëse nuk janë marr komente parasysh është dashtë me fol atëherë e jo sot kur e kemi fakt të kryer. Këtë e shoh më shumë një lloj me i ikur përgjegjësi nga ajo që kemi në tavolinë e mos me marr përgjegjësi mbi këtë dokument, komentet e mia nuk janë marr parasysh se sa një angazhim që të mos vijmë deri tek ky dokument. Ky është dokument i dëmshme që e ndanë Kosovën siç e kemi të ndarë Bosnjën. Presidentja e vendi dhe as kush tjetër nuk guxon të i ik përgjegjësisë”, tha ai.
E teksa kritikoi vendimet e Qeverisë për këtë vit, Tahiri u shpreh se e vetmja gjë pozitive nga 2023 është reforma zgjedhore që është udhëhequr nga grupi që ai drejton. /InLajmi/