Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka reaguar për faturave të rrymës duke thënë se tarifat e energjisë elektrike, herën e fundit, janë rritur nga prilli i këtij viti. Para kësaj, ishin rritur edhe 2 herë të tjera, përcjell InLajmi.
Abdixhiku tha se gjendja e tanishme është produkt i mosnjohjes së realitetit qytetar në vend. Siç dhe thoshin vet, ‘qytetarët po shpenzojnë shumë sepse rryma është e lirë.
Tutje kreu i LDK-së tha se do të gjejnë arsyetime, do të ju mbushin me ankesa, nga privatizimi e deri tek luftërat nëpër botë.
Postimi i plotë i tij:
Tarifat e energjisë elektrike, herën e fundit, janë rritur nga prilli i këtij viti. Para kësaj, ishin rritur edhe 2 herë të tjera. Pra gjithsej 3 herë për 3 vjet. Gjendja e tanishme është produkt i mosnjohjes së realitetit qytetar në vend. Siç dhe thoshin vet, ‘qytetarët po shpenzojnë shumë sepse rryma është e lirë.
Do të gjejnë arsyetime; do të ju mbushin me ankesa, nga privatizimi e deri tek luftërat nëpër botë, por e vërteta e vetme është si më poshtë. Paaftësia kushton! /InLajmi/