Në 3 vendkalimet kufitare Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe Merdarë kanë nisur të krijohen kolona të gjata.
Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, qytetarët po presin deri në 2 orë për të hyrë në Kosovë.
Fluks më i madh i veturave është në pikën kufitare Dheu i Bardhë, kolonat arrijnë deri në 300 metra. Situatë e ngjashme është edhe në Jarinjë.
Kurse në Merdarë pritja e qytetarëve është 30 minuta, shkruan Alsat.m
Vendkalimet tjera janë më të lira për qarkullim, dalja dhe hyra mund të bëhet brenda 15 minuta.