Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, gjithnjë ka treguar afërsi e bashkëpunim me pushtetin actual në Serbi, prandaj edhe nuk mungoi as edhe në pritjen e organizuar nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, në Beograd, përcjell InLajmi.
Ai së bashku me anëtaren e Presidencës në BiH, Zheljka Cvijanoviq, ku janë pritur me shumë ngrohtësi e dashamirësi.
Dodik, duke folur për takimin me ministrin e mbrojtjes Vuçeviq, tha se e rëndësishme është që të kemi një Serbi të sigurt e të qëndrueshme.
Tutje theksoi ai se ushtria serbe ka treguar aftësinë e saj dhe gjithçka që ata bëjnë është shumë e rëndësishme për ne.
Dodik e thotë publikisht se në ushtrinë Serbe ka edhe shumë njerëz nga Republika Serbe, të cilët edhe i përshëndet. /InLajmi/