Ka startuar mbrëmjen e sotme në Tv Klan, talent-show muzikor më i suksesshëm në Shqipëri.
Interpretues të të gjitha moshave me pasion muzikën, do të ngjiten në skenën madhështore të “X Factor” ku do të shpalosin talentin para jurisë, e cila përbëhet nga Adi Krasta, Arilena Ara, Elhaida Dani dhe Young Zerka.
“X Factor” rezervon çdo të premte 20 episode emocionuese me performanca spektakolare muzikore, debate mes jurisë dhe konkurrentëve, si dhe momente plot argëtim dhe humor.
Ky produksion i standardeve të larta vjen nën drejtimin e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, dyshja e cila prej vitesh ka drejtuar programet dhe serialet më të pëlqyera televizive.