Kryetar i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, është shprehur i shqetësuar pas rezultateve të Kosovës në PISA e cila për vitin 2022, është renditur e 76-ta për lexim nga 80 shtetet pjesëmarrëse, përcjell InLajmi.
Arifi tha se dorëheqja e Ministres Nagavci është më e pakta që mund të veprohet.
Sa i përket shkencës, Kosova është radhitur e 77-ta nga 80 vendet pjesëmarrëse, teksa në matematikë ka dalë e 73-ta.
Postimi i plotë i tij:
Renditja e Kosovës në fund të listës për testin PISA, është shqetësuese për shoqërinë kosovare.
Dorëheqja e Ministres Nagavci është më e pakta që mund të veprohet!/InLajmi/.