Nis sot Festivali Teatror “HAPAT”, ngjarja më e rëndësishme e skenës teatrore për të rinjtë.
10 produksionet e festivalit “HAPAT” do të shfaqen nga data 5 deri më 10 dhjetor, në skenën e Teatrit Kombëtar Ekpserimental “Kujtim Spahivogli” dhe në sallën black box të Universitetit të Arteve.
Festivali teatror “HAPAT” është faza finale e Fondi të Teatrit për të Rinj që synon nxitjen, promovimin dhe krijimin e hapësirave mbështetëse për skenën e pavarur artistike, e veçanërisht në fushën e teatrit, duke ofruar mundësinë që teatri si zë i së vërtetës të shkojë në të gjithë vendin.
Ky fond i Ministrisë së Kulturës ka aktivizuar krijuesit dhe interpretuesit e rinj si dhe adresuar ata që të punojnë dhe sigurojnë mbarëvajtjen jo vetëm në infrastrukturën e teatrit në Tiranë, por edhe në Korçë, Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Gjirokastër, shkruan ATSH.
Festivali “HAPAT” ka natyrë kompetitive. Vlerësimet bëhen nga juria profesioniste e cila do të ndajë këto çmime:
- Shfaqja më e mirë
- Regjia më e mirë
- Aktori më i mirë
- Aktorja më e mirë
- Koreografia më e mirë
- Skenografia më e mirë
- Kostumografia më e mirë
- Muzika më e mire
Juria profesioniste është e përbërë nga Besfort Idrizi, Robert Nuha, Endri Sina, Alert Çeloaliaj, Sofi Kara, Beqo Nanaj, Iris Canaj.