Bora ka mbuluar një pjesë të madhe të territorit të Kosovës gjatë natës, ndërsa bora zbardhi edhe kryeqytetin, kurse ekipet mirëmbajtëse po punojnë në pastrimin e rrugëve për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, përcjell InLajmi.
E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama duke sikur i gëzohet borës së parë, ndërsa shprehet se kryeqyteti është mbuluar me veshje të bardhë magjike.
Ai thekson se pavarësisht bores së rënë, ekipet komunale po kujdesen që rrugët të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme për të gjithë.
Rama u bënë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes së veturave.
Postimi i potë i tij:
🌨❄️ Bora e parë ka mbuluar Prishtinën tonë me një veshje të bardhë magjike! 🌬️❤️
👷E ne po kujdesemi që rrugët tona të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme për të gjithë.
🚗❄️ Të dashur qytetarë, keni kujdes gjatë ngasjes së veturave.
Le ta përcjellim borën e parë me dashuri dhe kënaqësi! 🧣🧤
Drejtoria e Shërbimeve Publike
Ilirik Musliu
#prishtinapraktike💙




















