Ndonëse pa lojtarët më të rëndësishëm, Kosova fitoi barazim me Zvicrën në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.
Ndeshja e sontme ishte e rëndësisë së madhe për Kosovën që matematikisht ta mbante në garë për kualifikimin historik.
Megjithatë ëndrra e Kombëtares së Kosovës për kualifikim historik në Kampionat Evropian sonte mori fund.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “St. Jakob-Park” përfundoi me rezultatin 1:1, shkruan Reporteri.
Barazimi i mundëson Zvicrës që të kualifikohet në Evropian, ndërsa Kosova tashmë është pa gjasa.